Site icon Telegrafi

Rifillon punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve në Podujevë

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën.

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit.

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version