Telegrafi

Rifillon me punë “TEC Osllomej”, qytetarët e Kërçovës të shqetësuar nga tymi (Video)

Që nga pasdita e së enjtes kur Kërçova u pajis me stacion filtrues për ujërat e zeza, filloi sërish me punë Termoelektrana e Osllomesë e cila po mbulon fshatrat e kësaj rrethine me pluhur hiri çdo mëngjes.

Fotografitë dhe pamjet e siguruara nga TV21, kanë kapur një moment kur në anën e Osllomesë në pjesën ku punon edhe Termoelektrana çdo ditë po dërgohen mbeturina me kamion. Banorët e kësaj ane ankohen se përveç që mbyten nga tymi i termoelektranës, atje tanimë po dërgohen edhe mbeturina.

Para një jave TEC Osllomej pati një defekt i cili u konfirmua edhe nga kompania ELEM, duke njoftuar se e kanë ndërprerë punën. Mirëpo pa dhënë asnjë njoftim, ata sërish kanë filluar me punë. Kjo termocentral momentalisht punon pa filtra.

Ndërsa që nga 1 qershori stacioni për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk ka të dhëna për Kërçovën.