Telegrafi

Rifillon privatizimi

Në një njoftim zyrtar të AKP-së, thuhet se Bordi i Drejtorëve të këtij institucioni si pasardhës i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) ka vendosur që të bëhet rikonfirmimi i vendimit të marrur në muajin maj të këtij viti, nga Bordi i AKM-së, për miratimin e Valës 31 të privatizimit.

“Në valën 31 të privatizimit ka të përfshira 10 Ndërmarrje të Reja, 9 ndërmarrje të reja do të jenë në dispozicion përmes Spin-offit të rregullt dhe një nga to do të tenderohet me Spin-off Special”.

Në takimin e sotëm të Bordit të AKP-së është bërë edhe miratimi i Strukturës Organizative te Agjencisë si dhe i Politikave të Personelit të AKP-së.

“AKP do të vazhdoj punën e saj të përditshme, në funksionalizimin e saj sa më të shpejtë dhe në përmbushjen e obligimeve të saja, sipas ligjit. Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet në tetor”. /Telegrafi/