Site icon Telegrafi

Rifillon aplikimi i implanteve dentare në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga e premtja e 29 marsit ka rifilluar aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë.

Trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.

“Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version