Telegrafi

Rifillojnë protestat e ‘Revolucionit Laraman’

‘Revolucioni Laraman’ për sonte ka njoftuar protestë të re, e cila do të fillojë tashmë si zakonisht para objektit të PSP-së në ora 19:00, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ‘Revolucioni Laraman’ në njoftimin e tyre të postuar në profilin zyrtar në Facebook, thonë se lufta për drejtësi vazhdon dhe se janë të përfshirë në zgjidhjen e krizës.

Protesta e fundit e organizuar nga aktivistët dhe mbështetësit e lëvizjes ‘Protestoj’ dhe ‘Revolucioni Laraman’ u zhvillua të hënën e kaluar. Kjo protestë ishte një nga më në numër ndonjëherë ku ishin të përfshirë mijëra qytetarë. /Telegrafi/