Kompanitë turke të fluturimit përmes një njoftimi kanë informuar klientët e tyre se fluturimet e tyre tashmë kanë rifilluar.
Në njoftim thuhet se operacionet e tyre në aeroportin Ataturk të Stambollit janë kthyer në normale.
Përkrahësit e Erdoganit e kanë mbështetur atë kur kishte mbërritur në aeroport, i cili kishte qenë cak i ushtarëve rebelë gjatë përpjekjeve të mbrëmshme për grusht-shtet.