Site icon Telegrafi

Rifillojnë bombardimet në lindje të Aleppos

Avionët luftarakë kanë bombarduar zonat lindore të kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Alepos, për herë të parë pas tre javësh.

Lajmin e ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit nga sulmet ajrore janë goditur zonat Haidarija, Masakin Hanano dhe Sheikh Faris.

Aleati i qeverisë siriane, Rusia, ndërpreu sulmet ajrore në mes të muajit tetor, për t’u dhënë civilëve dhe rebelëve mundësi për t’u larguar.

Aktivistët druhen se rifillimi i operacioneve tregon se sulmet e qeverisë siriane në lindje të vendit do të intensifikohen.

Më herët, një spital i ndodhur në një fshat të kontrolluar nga rebelët në perëndim të Aleppos u bombardua, duke u bërë kompleksi i tretë mjekësor që goditet në 24 orët e fundit.

Observatori Sirian deklaroi se të paktën një person kishte mbetur i vrarë në Auaijel. /kp/

Exit mobile version