Telegrafi

Rieria suspendohet pas kritikave ndaj Benitez

Spanjolli nuk do ta marrë pagën e tij për dy javë rresht, dhe nuk ka të drejtë të paraqitet deri të hënën në qendrën stërvitore në Melëood. Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Manchester Unitedit në fundjavë. Pos kësaj e ardhmja e tij është e pasigurt.

Mësohet se Benitez është i hidhëruar nga kritikat e lojtarit të tij, ndërsa kundër kritikave ka reaguar edhe legjenda gjermane e Liverpoolit, Dietmmar Hamman, i cili ka thënë se “Riera është i frustruar sepse nuk ka luajtur që shtatë-tetë muaj”.

“Ai nuk e njeh Benitezin për ta kritikuar në atë mënyrë. Liverpooli është larg fundosjes, dhe kurrë nuk do të fundoset”, ka thënë Hamman. /Telegrafi/

Artikull që ndërlidhet:

Riera kritikon Benitezin