Telegrafi

Riera lojtar i Olympiakosit

"Olympiakos komunikon transferimin e futbollistit spanjoll Albert Riera. Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare", shkruan në komunikatën e klubit grek.

Spekulohet se marrëveshja peshon rreth 6 milionë euro (4 milionë euro plus bonusi prej 2 milionë në rast të paraqitjeve të mira), ndërsa vetë Riera do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro për sezon. /Telegrafi/