Telegrafi

Ridvan Murati përfundon xhirimet e filmit zvicerano-gjerman “Heldin”

Aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e tij për filmin zviceran “Heldin”, një bashkëprodhim i Zodiac Pictures me regjisoren Petra Volpe.

Filmi, i cili pritet të debutojë si një kinofilm, ka në rol të protagonistit aktoren gjermane Leonie Benesch, e cila së fundmi ishte në shënjestër të nominimeve për Oscar me filmin “Das Lehrerzimmer”.

“Heldin” është një projekt filmik zvicerano-gjerman që karakterizohet nga një numer i madh aktorësh nga të dyja vendet. Xhirimet kanë filluar në janar dhe kanë përfunduar në mars në Zvicër, duke krijuar kështu pritshmëri të larta për premierën e tij.

Ridvan Murati, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në industrinë e filmit dhe teatrit, ka ndarë me fansat e tij lajmin emocionues, duke treguar se roli i tij në “Heldin” ka qenë një përvojë e veçantë dhe thelbësore për hapat e ardhshëm në karrierën e tij.

Ai ka zbuluar se roli i tij ishte i rëndësishëm, çka sugjeron se performanca e tij do të jetë një pikë e fortë e filmit.

Aktori, i cili ka një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare, sigurisht do të shtojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij me këtë rol të fundit. /Telegrafi/