Të shtunën (21 tetor) është mbajtur festivali i komedisë, “Zurich Shqip Up Comedy”, në Cyrih të Zvicrës.
Ngjarja, e organizuar nga Alban Hamza dhe Ridvan Murati, ka mirëpritur në skenë emrat më të pëlqyer të komedisë ‘stand up’.
Ernest Zymberi, Edi Kastrati, Kushtrim Qerimi, Avni Shkodra, Romir Zalla, Olivia, Valina Muçolli e Olta Daku – janë vetëm disa nga emrat që u ngjitën në skenën e madhe.
Pak ditë pas përfundimit, Murati ka reaguar me një postim në rrjete sociale, duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e mbështetjen në këtë event.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të artistit të njohur:
“Të nderuar pjesëmarrës të Zurich Shqip Up Festival,
Duam të ju shprehim një falenderim të thellë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme në eventin tonë të suksesshëm Zurich Shqip Up Festival, i mbajtur me datën 21 Tetor në qytetin e bukur të Zurich, Zvicrës. Ishte një dite e mrekullueshme e mbushur me kulturë e komedi.
Për ne ishte një privilegj të kishim përsëri mundësinë të organizojmë këtë ngjarje të madhe dhe të takohemi me një grup kaq të madh të komunitetit Shqiptarë e Zviceran. Energjia pozitive e juaja e bënë këtë festival të jetë një sukses i jashtëzakonshëm.
Një fjalë e madhe e falenderimit shkon edhe për artistët, për stafin organizativ dhe sidomos për ju, pjesëmarrësit, që bëtë këtë ngjarje të jetë e paharrueshme.
Shpresojmë që keni pasur një kohë të mrekullueshme dhe keni krijuar kujtime të paharrueshme gjatë këtij festivali. Për ne, kjo ishte një përvojë e shkëlqyer e përbashkët dhe shpresojmë që këto lidhje dhe shpirti i bashkëpunimit të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ju falenderojmë sërish për pjesëmarrjen tuaj dhe për kontributin tuaj në suksesin e Zurich Shqip Up Festival. SHIHEMI PERSERI VITIN TJETER për të vazhduar të ndajmë këtë pasion dhe dashuri për kulturën shqiptare.
SHIHEMI SE SHPEJTI”. /Telegrafi/