Telegrafi

Ridizajnoni dhe përshtatni xhinset me vëllimin e ijëve ose gjatësinë e këmbëve tuaja

Qoftë nëse bëhet fjalë për ngushtimin apo shkurtimin e xhinseve

Xhinse të përshtatura në mënyrë të përsosur sipas masave tona nuk mund të gjenden kurrë në dyqane.

Nëse nuk mund t‘i gjejmë sipas masave tona, atëherë pse të mos i përshtatim vetë ashtu siç duam, transmeton Telegrafi.

Ne ju sjellim një metodë të thjeshtë se si t’i dizajnoni dhe përshtatni xhinset me vëllimin e ijëve ose gjatësinë e këmbëve tuaja.

Edhe pse në pamje të parë duket e ndërlikuar, gjithçka që ju duhet është të merrni një gjilpërë dhe një pe në ngjyrën që keni, nuk ka rëndësi nëse është i kuq, jeshil, portokalli…

Ndiqni udhëzimet në video dhe bëni pjesën tuaj të preferuar që do ta adhuroni.

/Telegrafi/