Site icon Telegrafi

Ridefinimi i Maqedonisë sipas Lëvizjes Besa!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është para analistëve Alajdin Demiri, Visar Ademi dhe Ismet Ramadanit në emisionin Clic Plus në Tv21, transmeton Telegrafi.

”Me Ridefinimi i Lëvizjes Besa do të parandalohet vjedhja e fondeve shtetërore të Maqedonisë në emër të nacionalizmit. Lëvizja Besa do të pengoj vjedhjen e parasë publike në Maqedoni dhe kjo do të zhvilloj rangun e qytetarëve në Maqedoni.” tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Analisti Alajdin Demiri duke ju drejtuar Bilall Kasamit i tha ”Këtë çka flet Kasami është diçka absrakte. Ridefinimi i Maqedonisë nuk bëhet me përalla. Duhet të uleni në të përpiloni kërkesa se çka doni dhe jo çka nuk doni.” tha mes tjerash Demiri.

Ismet Ramadani duke ju drejtuar Bilall Kasamit i tha ”Nuk ëshë diçka e madhe se ju kërkoni Ridefinim të Maqedonisë. Ne kemi kërkuar ”Iliridën” në foltoren e parlamentit. Duhet vepruar me kujdes se ne nga emocionet e ”Iliridës e humbëm partinë brenda. Mua më vjen mirë që opozita ka mundësi për të shfrytëzuar rrethanat që të bisedohet defenitivisht për ridefinim. Nuk duhet lejuar që politikën ta bëjmë tallava” tha mes tjerash Ismet Ramadani.

Bilall Kasami mes tjerash tha se Lëvizja Besa nuk buron nga parti tjera. Alajdin Demiri i tha Bilall Kasamit ”Unë të njoh edhe prej BDI-së, edhe prej PDSH-së. Unë kam dalë vetë nga PDSH, nuk e di për ty dhe për ju që jeni tek Besa.” ju drejtua mes tjerash Demiri-Kasamit.

Analisti dhe ekonomisti Visar Ademi e pyet Bilall Kasami se si do të ndaloj Lëvizja Besa diskriminimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve. Kasami përgjigjet ”Unë nga vetja do të filloj se nuk futem në politik për para. Kështu, do të ndalohet diskriminimi.” thotë Kasami. Kjo përgjigje nuk e bindi analistin Ademi.

Kasami tha mes tjerash ”Ministrat, funksionarët dhe të gjithë njerzit e Lëvizjes Besa do të punojnë për qytetarët shqiptar në Maqedoni. Ata nuk do të bëjnë punë për Gruevskin por për shqiptarët.” tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

Exit mobile version