Site icon Telegrafi

Ricky Martin thyen heshtjen, flet për herë të parë për divorcin nga Jwan Josef

Foto: Getty Images

Ricky Martin ka folur për divorcin e tij nga Jwan Josef, duke thënë se vendimi për t’i dhënë fund martesës së tyre nuk ishte “i fundit”.

Krijuesi i hitit “Livin’ La Vida Loca”, 51 vjeç, muajin e kaluar njoftoi se ai dhe Yosef, 38 vjeç, janë duke u ndarë pas gjashtë vitesh martesë.

“Kur publiku e mori vesh, ne kishim kaluar tashmë një proces të vështirë”, tha Martin për Telemundo.

Foto: Instagram

“Jwan dhe unë do të jemi gjithmonë familje”, tha ai. “Ne kemi dy fëmijë që do t’i rrisim së bashku dhe ky nuk është një vendim i fundit. Ne e kemi planifikuar këtë situatë për një kohë të gjatë, është para pandemisë”.

Lexo po ashtu Ricky Martin kërkon kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tij në divorcin nga Jwan Yosef

“Ne shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe buzëqeshim, përqafojmë njëri-tjetrin, kalojmë ulje-ngritjet, qajmë së bashku dhe qeshim së bashku”, tha ai, duke shtuar se dyshja janë në marrëdhënie të mira.

Foto: Getty Images

“Ishin shtatë apo tetë vjet [me Jwan]. Dua të kaloj mirë, dua ta shijoj jetën… Le ta marrim lehtë, por po, e shoh veten në një marrëdhënie tjetër”, vazhdoi krijuesi i hitit “She Bangs”.

“Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar, më pëlqen të jem në një lidhje”, thekson ylli latin.

Foto: Instagram

Martin muajin e kaluar renditi “dallimet e papajtueshme” si arsye për divorcin dhe tani po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të çiftit; vajza Lucia, katërvjeçe dhe djalit, Renn, trevjeç.

Ricky tha më tej se procesi i divorcit të çiftit ka qenë “shumë më i lehtë” nga sa prisnin.


Ish-çifti njoftuan për fejesën në 2015, gjersa u martuan në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version