Site icon Telegrafi

Ricky Martin puth flamurin kombëtar gjatë koncertit në Tiranë, shkruan “Të dua” në shqip

Foto: Ricky Martin/Instagram

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ricky Martin, ka performuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Ai ka elektrizuar publikun shqiptar në Sheshin “Skënderbej” me interpretimin e disa prej hiteve të tij më të mëdha.

Në një moment, artisti i hitit “La Vida Loca” ka marrë flamurin kombëtar nga një fans në audiencë dhe e ka valëvitur atë para njerëzve.

Teksa mbante flamurin me shqiponjë mbi shpatull, ai gjithashtu në një moment ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke treguar kështu se është ndjerë më se i mirëpritur nga shqiptarët.

Ai të premten rishpërndau në InstaStory një vide të fotografit Endrit Mertiri, e cila shfaqte këtë moment.

“Të dua” shkroi Ricky Martin në gjuhën shqipe në përshkrimin e videos që kishte ndarë me 18.2 milionë ndjekësit e tij në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Ricky Martin/InstaStory
Exit mobile version