Site icon Telegrafi

Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt

Ricky Martin dhe Jwan Yosef (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Ricky Martin së shpejti do bëhet baba i katër fëmijëve.

Të shtunën, këngëtari 47-vjeçar është shprehur se ai dhe burri i tij, Jwan Yosef, janë duke pritur fëmijët e katërt dhe njoftimin e kanë bërë në Darkën Kombëtare të Fushatës për të Drejtat e Njeriut në Washington DC, ku ai pranoi një çmim për mbrojtjen për të drejtat e LGBTQ dhe përpjekjet e tij filantropike .

“Familja ime është këtu, burri im Jëan, unë të dua, binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, ata janë gjithashtu këtu, unë të dua me gjithë zemrën time, ti je forca ime, ti më frymëzon çdo ditë, më motivon mua të vazhdoj të bëj atë që unë jam duke bërë dhe ju djema jeni fëmijë të mahnitshëm. Ju djema jeni të mahnitshëm”, ka thënë mes të tjerash Martin.

Ai shtoi, “Lucia, vajza ime, që nuk është këtu me ne, ajo mbeti në shtëpi me gjyshen, por ajo është gjithashtu drita e jetës sime. Nga rruga, më duhet të njoftoj se jemi shtatzënë. Ne po presim”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ricky Martin

Derisa turma shpërtheu në brohoritje, Martin deklaroi, “Unë i dua familjet e mëdha”.

Ricky Martin po bëhet baba për herë të katërt (Foto: Kevin Wolf/AP/Shutterstock)

Ndryshe, në janar të vitit 2018, Martin zbuloi se ai dhe Yosef, një artist 35-vjeçar, ishin martuar. Çifti mirëpriti vajzën Lucia dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version