Ricky Martin ka mohuar të gjitha akuzat për dhunë në familje që u bënë kundër tij në Puerto Riko gjatë fundjavës.
Mohimi i këngëtarit të “Livin’ La Vida Loca” vjen pas një njoftimi nga policia lokale të shtunën se kundër tij ishte ngritur një urdhër ndalimi për abuzimin në familje.
Ankesa është bërë në bazë të ligjit 54, i njohur gjithashtu si Ligji për Parandalimin dhe Ndërhyrjen e Abuzimit në Familje.
Associated Press raportoi se policia nuk kishte qenë në gjendje që nga e premtja të lëshonte urdhrin kundër këngëtarit, sepse nuk e kishin arritur deri në atë moment.
“Ne konfirmojmë se Policia e Puerto Rikos është në proces të paraqitjes së një urdhri mbrojtjeje, sipas ligjit 54, të lëshuar kundër z. Enrique Martin”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i policisë Axel Valencia i tha AP se urdhri e pengon Martinin të kontaktojë ankuesin dhe se një gjyqtar do të vendosë më vonë nëse urdhri duhet të mbetet në fuqi”.
“Akuzat kundër Ricky Martin që çojnë në një urdhër mbrojtjeje janë krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara”, thanë përfaqësuesit e Martin për revistën People.
“Ne kemi shumë besim se kur të dalin faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht”. /Telegrafi/