Telegrafi

Ricky Martin mbron homoseksualët

Këto pohime Ricky i bëri bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një konferencë për promovimin e të drejtave të homoseksualëve.

Ricky thotë se po të kishte mundësi, edhe një herë do të dilte publikisht për të thënë se është i atillë si është, për t’u dhënë forcë të tjerëve të gjejnë dashurinë e tyre, atë që ata duan.

“Po të kisha mundësi, përsëri do të dilja publikisht për t’u treguar atyre që të mos vuajnë nga identiteti i tyre. Është e bukur kur gjeni dashurinë. Për shumë vite, kam jetuar në frikë…sepse unë urreja veten, pasi që jam rritur duke dëgjuar një koncept të shfrenuar: ‘Nëse je homoseksual, vendin e ke në ferr”, ka theksuar këngëtari. /Telegrafi/