Ylli me famë ndërkombëtare, Ricky Martin, bëhet e ditur se ka mbërritur në Shqipëri.
Lajmi u njoftua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një video të shpërndarë në rrjete sociale.
Në videon e publikuar në Instagram, artisti nga Porto Riko shihet duke hipur në një makinë i rrethuar nga njerëzit.
“Ricky Martin në Tiranë, livin’la vida loca”, thuhet në postim.
51 vjeçari pritet të performojë për herë të parë më 20 korrik para publikut shqiptar.
Kjo vjen dy javë pas performancës së mrekullueshme të Enrique Iglesias në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ricky është i njohur për hitet si: “Livin’ La Vida Loca”, “Maria”, “La Mordidita”, “The Cup of Life”, “Pegate”, “I Don’t Care” etj. /Telegrafi/