Ricky Martin ka befasuar të gjithë duke njoftuar se është bërë baba për herë të tretë në jetë.
Këngëtari 47-vjeçar i hitit “Livin ‘La Vida Loca” njoftoi ardhjen në jetë të vajzës që e pagëzoi me emrin Lucia.
Ai këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka ndarë edhe një imazh të këndshëm.
Ai së bashku me bashkëshortin, Jwan Yosef, ka zbuluar se e sapolindura do të mbajë mbiemrin Martin-Yosef.
Të dy baballarët ndanë deklarata në spanjisht dhe anglisht, ku Ricky shkroi “Jemi të gëzuar të njoftojmë se jemi bërë prindër të një vajze të bukur dhe të shëndetshme, të cilën e kemi quajtur Lucia Martin-Yosef”.
“Ka qenë një kohë e veçantë për ne dhe mezi po presim se ku do të na dërgojë ky fëmijë yjor. Të dy vëllezërit e saj të bukur dhe unë e Jwan janë dashuruar me Lucian”, shkroi ai.
Ndryshe, Ricky tashmë ka dy fëmijë, pasi u bë babai i binjakëve 10-vjeçar, Matteos dhe Valentinos në vitin 2008, me çiftin që u lind nëpërmjet një zëvendësuesi. /Telegrafi/