Telegrafi

Ricky Gervais: Nuk dua të dëgjoj ankesa nga njerëz që janë izoluar në vila me pishina

Ricky Gervais (Foto: Getty Images/Guliver)

Komediani britanik, Ricky Gervais, është shprehur se mbështetja dhe mendimet e të gjithëve këtë kohë duhet të jenë me punonjësit e sistemit shëndetësor, pasi aktualisht ata janë duke e bërë punën më të madhe.

Madje, në anën tjetër ai ka thënë se milionerët nuk duhet të ankohen më nga izolimi në vilat dhe rezidencat e tyre luksoze.

58-vjeçari në një intervistë për ”The Sun” tha se të vetmit që duhet të falendërohen këtë kohë janë punonjësit e shëndetësisë pasiqë janë duke rrezikuar jetën e tyre në përballjen me coronavirusin.

“Nuk dua të dëgjoj më asnjeri të ankohet për doktorët pasi kjo të mbarojë, as për infermierët, për askënd nga shëndetësia”, ka thënë Gervais.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ricky Gervais

”Këta njerëz janë duke punuar nga 14 orë dhe nuk po thonë asgjë, duke veshur gjithë ditën maska dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjes. Por nga ana tjetër shoh dikë që ankohet se është izoluar në një vilë me një pishinë. Sinqerisht, nuk dua t´i dëgjoj fare”, vazhdon ai.

Ricky Gervais (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, për izolimin e tij tregoi se edhe kur situata ishte ‘normale’ nuk dilte shumë shpesh, por sigurisht që ka filluar të mërzitet, megjithatë do të qëndrojë në shtëpi për sa të jetë e nevojshme. /Telegrafi/