Site icon Telegrafi

Rick Ross lirohet nga spitali

Rick Ross është kthyer në shtëpi dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Pasi u hospitalizua në fundjavë, manjati i Maybach Music Group ishte liruar të hënën dhe tash është në përkujdesje shëndetësore në shtëpinë e tij në Florida.

Ross më 2 mars ishte gjetur pa vetëdije dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.

Problemet e tij me frymëmarrje kanë dalë të jenë të lidhur me probleme në zemër kështu që 42 vjeçari ishte transferuar në një spital tjetër sipas TMZ.

(Foto: Getty Images)

Problemet shëndetësore u konsideruan substanciale dhe të papërballueshme. Kishte raprotime se Ross ishte në rrezik për jetën.

Sidoqoftë, artisti i MMG, Fat Trel mohoi këto raprotime duke konfirmuar se Ross po bënte më mirë.

Shokë dhe fansa, përfshiër Drake, Lil Wayne, Missy Elliott dhe LeBron James ofruan lutjet dhe përkrahjen për bosin e MMG në rrjetet sociale dhe intervista të ndryshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version