Site icon Telegrafi

Rick Ray: Tregu i zi në Maqedoni lulëzon përmes sistemit doganor

Regjisori amerikan Rick Rey, ka shfrytëzuar internetin dhe ka treguar për përvojat e tij në doganat e Maqedonisë. Ai tha se tregu i zi në Maqedoni po lulëzon përmes sistemit doganor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kalova nga Maqedonia, nuk kam pritur se do të jem dëshmitarë në disa rrugë të vetmuara në Maqedoni, se si rojet e korruptuara kufitare kontrollojnë në mënyrë agresive. Automjetete me turistë dhe automjetet me regjistrim të BE-së janë në shënjestër të veçantë”, u shpreh Rey.

Ai thotë se është pyetur nëse ka diçka për të paraqitur, është kontrolluar dhe është mbajtur për 5 orë, ndërsa ditën e ardhshme e kanë dërguar në gjykatë vetëm për formalitet.

Nga Drejtoria e Doganave u shprehën se doganierët kanë bërë kontrolle ligjore dhe e kanë akuzuar regjisorin për sjellje tendencioze për politikën në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version