Telegrafi

Richarlison vazhdon të mbetet objektiv i madh i Unitedit

Richarlison (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi vazhdon ta ketë në listën e dëshirave yllin brazilian të Evertonit, Richarlison.

Djajtë e Kuq kanë filluar t’i kthehen formës së mirë dhe rezultateve në muajin e fundit në kampionat dhe Ligën e Evropës.

Megjithatë, ata pritet të përdorin tregun e transferimeve të janarit për të forcuar edhe një herë ekipin shkaku i sezonit të ngjeshur dhe rivalizimit të madh.

Lexo po ashtu United shpreson t'i marrë shërbimet e Richarlison

Sipas mediumit britanik Evening Standard, sulmuesi i Evertonit, Richarlison është konsideruar nga Unitedi si një synim i mundshëm së bashku me Erling Haaland.

Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ylli i Evertonit ka qenë njëri nga lojtarët kryesor për Evertonit që nga ardhja e tij në Merseyside.

Richarlison deri më tani këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 23 ndeshje. /Telegrafi/