Telegrafi

Richarlison shënon het-trik brenda 23 minutave në ndeshjen ndaj Gjermanisë në Lojërat Olimpike

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison ka shënuar het-trik për vetëm 23 minuta në ndeshjen ndaj Gjermanisë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Brazili dhe Gjermania janë duke u ndeshur në takimin e parë të Grupit B në kuadër të Lojërave Olimpike.

Kombëtarja nga Amerika Latinë është treguar shkatërrimtare në fillimin e pjesës së parë për Gjermaninë.

Selecao ka arritur t’i shënojë tri gola të shpejtë për një epërsi të trefishtë brenda gjysmë orës së parë të ndeshjes.

Është sulmuesi i Evertonit, Richarlison, i cili ka shënuar het-trik brenda 23 minutave lojë.

Richarlison ka arritur të shënojë në minutën e shtatë për 1-0, në minutën e 22-të për 2-0, ndërsa në minutën e 30-të çoi epërsinë në 3-0. /Telegrafi/