Richarlison është tani objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për këtë afat kalimtar veror që po përfundon edhe për pak ditë.
Skuadra franceze dukej se e kishte mbyllur me prurje të reja, mirëpo Kylian Mbappe e ka trazuar situatën te parisienët.
Sipas asaj që raporton Eurosport, fituesi i Kupës së Botës më Francën po kërkon largimin nga Parku i Princave në këto gjashtë ditë të mbetura.
Real Madridi besohet se ka bërë ofertë 160 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo është refuzuar nga PSG-ja.
Kështu, Richarlison është objektivi i tyre kryesor, mirëpo Evertoni do të kërkojë një shumë të majme për kartonin e tij.
Neymar dëshiron që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet në skuadër, aty ku tani është edhe Lionel Messi.
Natyrisht se Richarlison do pranonte një kalim të tillë menjëherë, mirëpo PSG fillimisht duhet ta mbyllë marrëveshjen me Evertonin. /Telegrafi/