Eric Abidal ka vendosur një objektiv për verën e vitit 2019, pasi duhet një sulmues për ta plotësuar Luis Suarezin dhe klubi po shqyrton mundësinë e rekrutimit të Richarlison nga Evertoni.
Braziliani është një lojtar që Blaugrana e kanë ndjekur për një kohë dhe ai ka bërë hapa të mëdha që nga ardhja e tij në Evropë me Watfordin fillimisht.
Pas kalimit në Goodison Park, ai ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës, duke shënuar 12 gola në Ligën Premier.
Barcelona sheh Richarlisonin si një opsion për verë, megjithëse deri më tani ka edhe lojtarë të tjerë në listë.
Krzysztof Piatek i Milanit, por edhe Luka Jovic, Marcus Rashford, Maxi Gomez e Antoine Griezmann, janë duke u shqyrtuar.
Nënshkrimi i Richarlison do të përbënte pak problem, pasi klubi anglez nuk e dëshiron largimin e tij.
Për ish-yllin e Fluminense do të duhen mbi 50 milionë euro.
Barcelona ka marrëdhënie të mira me Evertonin, pasi i ka dhënë së fundmi emra si Lucas Digne, Yerry Mina dhe Andre Gomes. /Telegrafi/