Richard Madden në të ardhmen mund të luaj rolin e agjentit sekret, James Bond.
Aktori britanik ka impresionuar me paraqitjen në serinë “Bodyguard”, ku luajti rolin e David Buddit.
Kjo ka bërë që të merr vëmendjen e producentes amerikane të James Bondit, Barbar Broccoli, e cila thuhet se po përgatitet t’ia besoj këtë rol të madh 32-vjeçarit.
Me të vërtetë duket se Madden do të ketë punë, jo vetëm duke qenë në krye të listës së Barbares, por ka marrë oferta të ndryshme, shkruan e përditshmja “The Sun”.
Nëse kjo ndodh me të vërtetë, Madden do të jetë në konkurrencë me Idris Elban, Tom Hardyn, James Nortonin, Aidan Turnerin dhe Cillian Murphyn.
I fundit që ka luajtur rolin e James Bondit është Daniel Craig, i cili pritet të dalë në pension gjatë këtij viti.
Franshiza kohët e fundit pësoi një goditje pasi drejtori Danny Boyle u largua nga projekti sepse nuk ishte dakord me producenten. /Telegrafi/