Telegrafi

Richard Madden flitet të jetë James Bondi i ardhshëm

Fansat e James Bond janë të gjithë të tronditur pasi besuan se Richard Madden ka lënë të kuptohet se ai do të marrë përsipër rolin ikonik nga Daniel Craig.

Aktori i “Game of Thrones”, 36 vjeç, është ndër të preferuarit për të qenë 007-i i ardhshëm, krahas aktorëve si James Norton dhe Rege-Jean Page.

Dhe ylli skocez me sa duket nuk po i hedh poshtë aludimet pas një video që postoi në rrjete sociale, ku shihet duke pirë kafe me aktorin Stanley Tucci.

Në klipin e shkurtër, prezantuesi i “Searching For Italy” dhe Richard duket se po pinin nga një martini.

Lexo po ashtu Idris Elba merr një vendim përfundimtar nëse do të jetë James Bondi i radhës

Duke qenë se pija e zgjedhur e James Bond është martini, fansat kanë bërë të dyshohet se kjo mund të jetë një shenjë për të dyshuar më shumë.

Daniel Craig si James Bond

Richard ka qenë i interesuar më parë për të marrë rolin e Bondit, por nuk ndodhi.

Megjithëse pritet të shihet nëse kjo do të bëhet njëmend apo nëse thjesht do të ngelet si spekulim.

Daniel Craig si James Bond

Pati shumë aludime në lidhje me Bondin e ardhshëm, ku më parë u përfol edhe aktori Idris Elba. /Telegrafi/