Ish-dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke qëndruar në Shqipëri.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram ku shkruan “Mirë se vini në Shqipëri”.
“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mrekullueshëm”, ka shkruar Grenell, përcjell Telegrafi.
Analisti politik Dushan Janjiq, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin me 100 mijë dollarë në muaj.
“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet. Lobimi është në mënyrë të çuditshme i organizuar, për fat të keq, askush nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë, nga Millosheviqi e deri më sot, janë kornizat e njëjta dhe pothuajse të njëjtat agjenci. Nuk kemi lobim serioz në raport me kompanitë, që të vijnë dhe të bëjnë diçka”, tha Janjiq”, ka deklaruar Janjiq.
Sipas medias malazeze AntenaM, Grenell pas largimit të tij ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë. /Telegrafi/