Telegrafi

Richard Gere tregon për vështirësitë që kaloi para se të arrinte famën: Shpesh herë isha i uritur

Richard Gere ka qenë një emër i njohur që nga roli i tij kryesor në filmin e 1980, “American Gigolo”, por ditët e tij të hershme në New York nuk ishin aq magjepsëse.

Ylli i “The Pretty Woman” bëri këto deklarata kur ai shërbeu si bashkëkryetar në eventin e 40-vjetorit të City Harvest në Cipriani 42nd Street.

“Vakti im i ushqimit ishin vezët”, kujtoi ai vështirësitë e karrierës së tij si një aktor.

Foto: Getty Images

“Dalja për të ngrënë në restorante nuk ishte as një gjë e vërtetë për mua. Ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”, tha ylli, shkruan PageSix.

“Unë isha i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillim të karrierës sime. Unë pata fatin të punoja, por nuk kishte shumë aktorë që bënin para në atë kohë. Unë isha duke bërë Broadway për herë të parë”, shtoi Gere.

Foto: Getty Images

Më tej ai kujtoi se si aktor në atë kohë: “Në New York askush nuk fitoi para. Fatkeqësisht, uria ishte një normalitet”.

“Të qenit i uritur ishte normë për shumë njerëz, por veçanërisht aktorët që nisnin udhëtimin e tyre në New York. Kjo është arsyeja pse kjo organizatë është kaq e rëndësishme për mua” tha ai për organizatën e bamirësisë “City Harvest”.

Foto: Getty Images

“Ushqimi është një domosdoshmëri jetësore dhe shumë nuk e kanë atë nevojë të plotësuar në Amerikë. Gjithçka është kaq e shtrenjtë tani. Kështu që unë jam i lumtur që po ndihmojë kur bëhet fjalë për njerëzit të ushqehen. Është një e drejtë themelore e njeriut”, shtoi aktori.

Tyson Beckford shërbeu gjithashtu si nikoqir i galasë, e cila mblodhi pesë milionë dollarë për njujorkezët në nevojë. /Telegrafi/