Site icon Telegrafi

Richard Gere ironizon me bashkëshorten e tij: Gruaja ime nuk e dinte se kush isha, mendonte se isha George Clooney

Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva do ta kujtojnë përgjithmonë takimin e tyre të parë për një arsye qesharake.

Aktori i famshëm në një intervistë për Elle të Spanjës tha se gruaja e tij “nuk e kishte idenë” se kush ishte ai kur u takuan.

“Asnjërin. Nuk i kishte parë filmat, që ishte për mrekulli. Isha i lumtur për këtë”, deklaroi Gere, përpara se Silva të ndërhynte duke i thënë: “Jo prit një minutë. Richard, e kam ditur kush ishe”.

Ndonëse Silva pranoi se ishin shumë prej filmave të tij që nuk i kishte parë, por aktori bëri më pas një deklaratë ironike.

“Posi ajo mendonte që isha George Clooney, por gjithsesi e dinte saktësisht se kush isha”, pohoi aktori i njohur.

Megjithatë, në fillim të intervistës gazmore, Silva rrëfeu se filmi i aktorit, Time Out of Mind e bëri atë të dashurohej me të.

Exit mobile version