Richard Gere, 75 vjeç, dhe gruaja e tij Alejandra Silva, 41 vjeçe, zbuluan se janë më të lumtur se kurrë, pas zhvendosjes së tyre në Madrid, teksa shfaqen në kopertinën e revistës ‘Elle Spain’.
Çifti, së bashku me djemtë e tyre, Alexander (5 vjeç) dhe James (4 vjeç), ndanë planet e tyre për jetën në Spanjë dhe e përshkruan këtë periudhë si momentin e tyre më të lumtur.
Alejandra, nga Spanja, theksoi lidhjen e thellë mes tyre: “Jemi shpirtra binjakë, kemi të njëjtat vlera dhe ndihemi sikur njohim njëri-tjetrin prej kohësh”, shkruan DailyMail.
Richard, i cili është një baba i përkushtuar, shtoi se ndjenjat e tij janë të lidhura ngushtë me lumturinë e Alejandrës: “Nëse ajo është e lumtur, unë jam gjithashtu”.
Gjatë intervistës, Richard foli për rëndësinë e grave në ndërtimin e një bote më të mirë, duke përmendur një këshillë nga Dalai Lama që nënat janë ato që trashëgojnë dhembshurinë dhe mirësinë.
Çifti është i njohur për përkushtimin e tyre ndaj bamirësisë dhe punëve humanitare.
Në kopertinën e ‘Elle Spain’, Alejandra shfaqet e bukur në një fustan ari, ndërsa Richard është pranë saj, duke e mbështetur nga pas.
Çifti gjithashtu foli për jetën e tyre në Madrid, ku ata kanë vendosur për të kaluar të paktën gjashtë vjet, ndërsa Richard theksoi se fëmijët e tyre do të rriten si dygjuhësh.
Romanca e tyre filloi në vitin 2014 dhe u kurorëzua me martesen në vitin 2018.
Ata janë të përkushtuar për jetën familjare, duke kaluar kohë të bukur së bashku dhe duke u angazhuar për krijimin e një mjedisi të dashur për fëmijët e tyre. /Telegrafi/