Site icon Telegrafi

Richard Gere bëhet baba për herë të dytë në moshën 70-vjeçare

Aktori i popullarizuar amerikan, Richard Gere, 70-vjeçar, dhe Alejandra Silva, 37-vjeçare, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku.

Sipas revistës spanjolle, Hola!, dyshja janë prindër krenarë të një djali.

Çifti mësohet se po e shijojnë mjaft shumë shtesën e re të familjes së tyre në fermën jashtë New York-ut.

Richard Gere dhe Alejandra Silva (Foto: Gabriel Maseda/NurPhoto via Getty Images)

Lajmi që Richard dhe Alejandra ishin në pritje të fëmijës së dytë u njoftua për herë të parë në nëntor, por çifti jashtëzakonisht privat nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht lajmin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Richard Gere

Gere dhe Silva u martuan në prill të vitit 2018, dhe zbuluan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në gusht të atij viti.

Alejandra dhe Richard, të cilët u takuan në vitin 2014 në një hotel luksoz, mirëpritën djalin Aleksandër në shkurt të 2019.

Richard Gere dhe Alejandra Silva (Foto: Getty Images/Guliver)

Përpara lindjes së fundit të Alejandras, Richard tha që ai nuk ishte aspak i shqetësuar për t’u bërë baba në një moshë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version