Telegrafi

Rich Paul më në fund u përgjigjet thashethemeve nëse ai dhe Adele janë martuar

Rich Paul i është përgjigjur thashethemeve se ai dhe Adele janë martuar pasi ajo së fundmi e quajti atë si ‘burri’ i saj gjatë performoancës në Las Vegas.

Agjenti sportiv, 41 vjeç, tregoi se si ai dhe Adele, 35 vjeçe, kanë ‘ndihmuar njëri-tjetrin’ gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare, shkruan DailyMail.

Duke u shfaqur në “CBS Mornings” të hënën, Rich tha për partneren e tij: “Ajo ka qenë e mrekullueshme, mendoj se do të pajtohej që ne patjetër e ndihmuam njëri-tjetrin”.

“Unë jam në një hapësirë të mirë, ne jemi në një hapësirë të mirë. Të lumtur. Ajo është e shkëlqyer. Ajo ka qenë e mrekullueshme për mua. Ne kemi qenë të shkëlqyer për njëri-tjetrin”, u shpreh partneri i artistes.

Rich më pas u pyet nga prezantuesja e “CBS”, Gayle King për thashethemet që ai dhe Adele kanë lidhur martesë.

Gazetarja pyeti nëse ajo duhet t’i referohej Adelas si ‘Znj. Paul’ herën tjetër që ajo i flet asaj.

Rich tha: “Mund të thuash çfarë të duash”, përpara se të shtonte se ai nuk është “tipi i personit që flet për jetën e tij personale. Nuk është për mediet”.

Kjo vjen pasi Adele e quajti Richin bashkëshortin e saj gjatë koncertit të saj në Las Vegas në shtator, duke ndezur spekulime se dyshja janë martuar.

Një grua në audiencë i tha: “A do të martohesh me mua”, këngëtares së “Rumor Has It” gjatë shfaqjes, siç shihet në një klip të TikTok.

“Nuk mund të martohesh me mua. Dashuria ime, burri im është këtu sonte”, – u përgjigj Adele.

Çifti doli për herë të parë publikisht me lidhjen e tyre në korrik të vitit 2021, kur ata ishin ulur në oborr së bashku në një lojë të NBA-së.

Fituesja e “Grammy”t ka rreth një vit që mban një unazë diamanti në formë dardhe në gishtin e majtë të unazës. /Telegrafi/