Telegrafi

Rich the Kid aludon në bashkëpunim me Britney Spears

Duket se ikona e popit, Britney Spears, ka bashkëpunuar me reperin, Rich The Kid.

Kënga titullohet “On It” dhe informacioni ishte shpërndarë fillimisht në rrjetet sociale.

Është e paqartë se ku do të dalë bashkëpunimi i tyre.

Rich po bëhet gati që të lansojë albumin e tij “The World is Yours 2” më 18 janar.

Britney ka bashkëpunuar më parë me reperë të shumtë.

Nga bashkëpunimet e saj më të njohura dallohen ato me Diddyn, Lil Wayne, T.I., G-Eazy, Nicki Minaj dhe Iggy Azalea. /Telegrafi/