Telegrafi

Rice: Vetëm një Kosovë e pavarur mund të sjellë stabilitet në Ballkan

Sekretarja amerikane tha se beson që bisedimet e tanishme për të ardhmen e Kosovës, me ndërmjetësinë e Washingtonit, Rusisë dhe Bashkimit Evropian, do të rezultojnë, siç u shpreh ajo, në një "pavarësi miqësore". Megjithatë ajo shtoi se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk është një ide shumë e mirë.