Site icon Telegrafi

Rice thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Brightonit me një deklaratë befasuese

Ylli i Arsenalit, Declan Rice ka folur publikisht për kartonin e kuq që mori në ndeshjen ndaj Brightonit e që shkaktoi shumë polemika në opinionin sportiv.

Seria e fitoreve për ‘Topçinjtë’ në këtë edicion të ri të garave në Ligën Premier mori fund pasditen e së shtunës, pasi ata barazuan me rezultat 1-1 ndaj Brightonit në ‘Emirates’.

Të besuarit e Mikel Artetës ishin në rrugën e duhur për të marrë tri pikët pas golit fantastik të Kai Havertz i cili iu dha atyre epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi sa hap e mbyllë sytë pasi Rice u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi goditi topin.

Çuditërisht, tifozët e Arsenalit dhe trajneri Arteta nuk ishin të kënaqur me vendimin e gjyqtarit Chris Kavanagh.

Arteta tha pas ndeshjes se ishte ‘i mahnitur’ nga vendimi ndërsa i vuri në pikëpyetje vendimet e gjyqtarit, duke aluduar se ka një mungesë përputhjeje tek ato.

Lexo po ashtu Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

“Isha i shokuar. Mendoj se mund ta shihnit në fytyrën time që isha i shokuar. Nuk kam vrapuar në drejtim të tij (Veltman) për ta goditur topin. Unë e preka topin me pjesën e jashtme të këmbës sime”, ka thënë fillimisht Rice.

“Shikoni, ky është ligji i futbollit. Nëse e goditni topin, qoftë edhe pak, natyrisht është një karton i kuq pas ndërhyrjes sime në pjesën e parë, të cilën e pranoj plotësisht se ishte 50-50 dhe një duel që nuk e fitova”.

“Por ajo në pjesën e dytë, veçanërisht për faktin se ishte tek rivënia këndore, ata nuk mund të përparonin askund nga ajo pozitë”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Exit mobile version