Telegrafi

Rice: Logjika e planit të Ahtisaarit duhet të vihet në zbatim

Rice përsëriti nevojën për zbatimin e planit të Ahtisaarit për "pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën", pas dështimit të bisedimeve shtesë. "Logjika e planit të Ahtisaarit duhet të vihet në zbatim", tha ajo.

Komentet e shefes së diplomacisë amerikane u bën para mbërritjes në Bruksel ku do marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Rice, të premten (sot) takohet dhe me homologun e saj rus, Sergey Lavrov.

Lidhur me statusin e Kosovës, të enjten, është prononcuar edhe i dërguari i BE-së për Kosovën në Treshen e Grupit të Kontaktit, Wolfgang Ischinger. Ai ka thënë se "çdo përpjekje për të shtyrë vendimin për statusin e Kosovës rrit paqëndrueshmërinë në Ballkan".

Se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, pas dështimin të bisedimeve shtesë, ka vlerësuar edhe kancelari austriak, Alfred Gusenbauer. "Nuk ka alternativë për pavarësinë", ka thënë kreu i ekzekutivit austriak në një intervistë për të përditshmen “Kurrier”. /REL/