Telegrafi

Rice kritikon Putinin për përqendrim të pushtetit

Ajo tha se i ka informuar zyrtarët rusë se të gjithë kanë dyshime rreth pavarësisë së plotë të sistemit të drejtësisë në Rusi.

Rice u takua me aktivistë të të drejtave të njeriut, për të dëgjuar vlerësimet e tyre rreth gjendjes së lirisë në Rusi. Ajo i inkurajoi ata të ndërtojnë institucione demokratike për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve arbitrare të shtetit.

Përpara përfundimit të vizitës dyditore ne Rusi, Rice dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, u takuan gjithashtu me kryeministrin, Viktor Zubkov, për bisedime rreth marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke përfshirë kërkesën e Rusisë për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë. /VoA/