Telegrafi

Rice: Kosova nuk ka ekonomi, BeH nuk është shtet juridik

Duke folur për këtë gazetë që e ka publikuar komentin e Ricet për Ballkanin, në faqen e editorialeve, shefja e diplomacisë amerikane thotë se tranzicioni në Ballkan ende nuk po arrin të funksionoje mirë.

“Kosova nuk ka në thelb një ekonomi. Bosnjë Hercegovina nuk është shtet real në mënyrën e funksionimit. Ka tre presidentë. Ka tri forca policore dhe tri ushtri. Ju e dini, si është Ballkani. Ne arritëm të ndalnim luftën por tranzicioni nuk po arrin të funksionojë mire”, ka deklaruar Rice.

SHBA po përpiqet me aleatët por edhe me Rusinë të gjejë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e shpejtë të statusit te Kosovës, por kompromisi global për këtë çështje duket i largët.

Analistët thonë se Kosova dhe statusi i saj do të destabilizojë më shumë Bosnjën. Vetë nacionalistët serbë kanë thënë se në rast të pavarësisë së Kosovës edhe republika e Serbeve të Bosnjës do të ndahet dhe do të bashkohet me Serbinë. (News24)