Declan Rice është i hapur për t’iu bashkuar Bayern Munichut pas bisedimeve pozitive me kampionët e Gjermanisë, raporton gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg.
Mesfushori do të largohet nga West Hami këtë verë dhe Thomas Tuchel po insiston që Bavarezët të mposhtin Arsenalin në nënshkrimin e tij.
Rice i ka bërë të ditur ish-trajnerit të Chelseat se ai është i gatshëm ta zëvendësojë Anglinë me Gjermaninë.
Mesfushori synon të fitojë trofe dhe e di se te West Hami i ka shanset e vogla, për të mos thënë fare.
Mirëpo, raportohet se edhe Manchester United dhe Chelsea po ashtu i duan shërbimet e tij në këtë verë.
Çmimi që West Ham po e kërkon për kartonin e tij kalon shifrën e 100 milionë eurove. /Telegrafi/