Telegrafi

Rice e Lavrov flasin në telefon për Kosovën dhe Iranin

Sipas kësaj informate, Rice dhe Lavrov kanë biseduar dje për këtë çështje, kurse vëmendja kryesore i është kushtuar vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e situatës rreth Kosovës dhe çështjes së armatimit nuklear të Iranit.

Ndërkohë, në pritje të takimit të Këshillit të Sigurimit, më 19 dhjetor, Rusia ka paraqitur një projekt propozim për vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ndërkohë që SHBA-ja ka paralajmëruar bllokimin këtij propozimi me konstatimin se bisedimet tashmë kanë shterur të gjitha mundësitë.