Telegrafi

Ricardo Carvalho dënohet me shtatë muaj burg, nuk e apelon vendimin

Ricardo Carvalho ka marr një lajm të keq prej shtetit spanjoll.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Ricardo Carvaldo është dënuar me shtatë muaj burg për krime tatimore të kryera midis vitit 2011 dhe 2012.

Madje, reprezentuesi portugez ka pranuar vendimin e prokurorisë spanjolle dhe nuk e ka ndërmend ta sfidojë atë.

Portugezi ka luajtur tre sezone për madrilenët duke fituar njëherë La Ligan

Megjithëse prokurori i kërkoi gjykatës një vit burg për futbollistin dhe një gjobë prej 300 mijë eurove, gjykata argumentoi se kërkesat e prokurorit ishin “joproporcionale” dhe Carvaldon e dënoi me shtatë muaj burg dhe rreth 143 mijë euro.

Kjo lehtësi ka ardhur pasi që futbollisti 39-vjeçar ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë spanjolle, ku edhe do të bëjë pagesën e plotë të shpenzimeve gjyqësore, e cila kap shumën prej 546 mijë euro.

Carvalho aktualisht është lojtari i skuadrës kineze Shanghai SIPG. Ligji spanjoll parashikon burgim të kushtëzuar nëse i akuzuesi dënohet më pak se 24 muaj burgim

Një numër i mediave spanjolle thonë se karriera sportive i ka mbaruar Ricardos pasi që ai duhet të kthehet në Spanjë të vuajë dënimin, edhe nëse ai do të shndërrohet me kusht. /Telegrafi/