Telegrafi

Ribery thotë se Bayerni është gati për Benfican

Mesfushori i Bayern Munich, Franck Ribery, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Stuttgartit (3-1).

Francezi mendon se skuadra e tij fitoj tri pikë të mëdha, por sipas tij, kjo fitore nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ribery thotë se kjo fitore është e rëndësishme para sfidës me Benfican në Ligën e Kampionëve.

“Ne fillim nuk ishte lehë për ne, por goli i parë ishte shumë i rëndësishëm. Ne pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë”, ka thënë Ribery.

“Fitorja është e mirë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Benficas”, ka theksuar ai.