Franck Ribery do të vazhdoj të mbetet në Serie A, pavarësisht largimit nga skuadra e Fiorentinës.
Francezi qëndroi për dy vite te Fiorentina dhe tregoi formë të lartë përkundër moshës së tij.
38-vjeçari do të vazhdoj të mbetet në Serie A së paku edhe për një vit tjetër.
Sky Sports ka raportuar se Ribery është në bisedime me dy skuadrat e Serie a, Hellas Verona dhe Salernitana.
Të dyja skuadrat i kanë bërë oferta një vjeçare Riberyt dhe lojtari pritet të vendos së shpejti.
Gjithnjë sipas mediumit të famshëm Sky Sports, francezi do të vendos brenda kësaj jave se cilës skuadër do t’iu bashkohet.
Ish-anëtari i Bayern Munich e Olympique Marseille është i vendosur të qëndroj edhe për një vit në Serie A pasi ndihet në formë. /Telegrafi/