Telegrafi

Ribery te Bayerni deri në vitin 2015?

Gazeta gjermane Bild shkruan se mesfushori 27-vjeçar, i cili nuk do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare, që do ta bëjë atë futbollistin më të paguar në histori të klubit bavarez, me 10 milionë euro për sezon.

Thuhet se përfaqësuesit e Ribery janë takuar me krerët më të lartë të klubit bavarez, për të finalizuar marrëveshjen e re. Të gjitha spekulimet pritet të ‘bien në ujë’, pasi që sipas njoftimeve të reja, Ribery do të mbetet lojtar i Bayernit deri në moshën 32-vjeçare. /Telegrafi/