Telegrafi

Ribery suspendohet për tri ndeshje

Franck Ribery është suspenduar për tri ndeshje moslojë shkaku i veprimit të bërë ndaj gjyqtarit në humbjen 2-1 të Fiorentinës ndaj Lazios.

Në aksionin e golit të dytë të skuadrës nga qyteti i Romës, Jordan Lukaku e faulloi anësorin e violës, Riccardo Sotil.

Kjo skenë bëri që VAR-i të ndërhynte, mirëpo gjyqtari Marco Guida nuk e bëri një gjë të tillë dhe e vazhdoi takimin me një faull të thjeshtë.

Por, situata nuk kaloi aq lehtë, pasi Ribery e kontestoi atë vendim dhe iu afrua gjyqtari tjetër, Matteo Passeri, duke e shtyrë.

Lexo po ashtu Ribery kërkon falje që e shtyu gjyqtarin në ndeshjen ndaj Lazios

Sot, federata e futbollit të Italisë ka marrë vendim që ta suspendoi francezin për tri ndeshje.

36-vjeçari është ndëshkuar me 20 mijë euro gjobë dhe do t’i humbet takimet si, Sassuolo, Parma dhe Cagliari. /Telegrafi/