Ylli francez i futbollit, Franck Ribery ka sulmuar ashpër Antoine Griezmann.
Për sulmuesin e Atletico Madrid dhe të Kombëtares Franceze, 2016 ka qenë një vit jo dhe aq me fat, duke humbur dy finale shumë të rëndësishme, siç ishte Liga e kampionëve dhe Kampionati Evropian.
Dhe pse futbollisti francez merr gjithmonë fjalë të mira, një francez dhe atë i njohur si Franck Ribery.
“Sipas mendimit tim, Griezmann nuk është një lojtarë i klasit botëror, pasi ai nuk ka pasur ecuri pozitive ndër vite, si në kampionatin Spanjoll ashtu edhe në kupat e Evropës”.
“Nëse ai shfaqet gjithmonë në formë për 10 apo 15 vitet e ardhshme, atëherë unë do ta komplimentoj atë. Unë pësova një dëmtim të rëndë dhe tani që jam rikthyer jam po ai që isha para dëmtimit. Në 10 sezonet e fundit kam qenë gjithmonë mes më të mirëve”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/