Telegrafi

Ribery sulmohet nga një tifoz në stërvitje

Zëdhënësit e klubit gjerman kanë konfirmuar se nuk ka pasur kërcënim fizik ndaj Riberys. Ky tifoz hyri në qendrën stërvitore me pretekstin se ishte mik i francezit, para se ta sulmonte verbalisht atë.

“Ne kemi qenë në incidentin e ndodhur në rrugën Sabener. Ne shkuam dhe e zgjidhëm problemin, ishte një konflikt verbal”, ka theksuar një zëdhënëse e policisë gjermane.

Ribery kishte urdhëruar sigurimin në qendrën stërvitore që të lejonte hyrjen për vëllain dhe kushëriun e tij, por ky person i paidentifikuar ishte lënë aksidentalisht të hynte brenda.

Po i njëjti person, dy javë më parë shkoi në qendrën stërvitore me një qen, duke pohuar se i takon Riberys, megjithëse ky i fundit i mohoi këto pohime. /Telegrafi/